Ky është trekëndëshi vdekjeprurës i popullit shqiptar

Aktuale

Ky është trekëndëshi vdekjeprurës i popullit shqiptar

Nga: P.R Më: 12 korrik 2018 Në ora: 07:15
Foto ilustrim

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gjergj Dedaj, në faqen e tij në facebook, ka shkruar se Rusia, Serbia dhe Turqia, trekëndëshi vdekjeprurës i popullit shqiptar.

“"Rusia, Serbia dhe Turqia, trekëndëshi vdekjeprurës i popullit shqiptare. Ky trinom, duhet te shporret ne partneritet me SHBA dhe vendet aleate te Europes dhe botes perendimore!", ka shkruar Dedaj, përcjellë “Bota sot”.

E ndaj këtij shkrimi ka replikuar analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike nga Maqedonia, Sulejman Mehazi.

Sipas tij, trekëndëshi vdekjeprurës i shqiptarëve janë vet politikanët shqiptarë.

“I nderuar  Z. Ministër Gjergj Dedaj, trekendeshi vdekjeprurës i shqiptarêve janë vet politikanët shqiptare:-Në Kosovë trinomi: Thaçi, Haradinaj dhe Veseli;  Në Shqipëri trinomi: Rama, Meta, Basha;  Në Maqedoni trinomi; Ali Ahmeti, Xhaferi dhe Thaçi. Elita politike shqiptare mendjen e kanë kah SHBA-ja e BE-ja, ama veprimet politike kah Rusia e Serbia.  Argumentet janë të shumta, po vetëm njërën ua tregojmë; Europa s'do udhëheqës të korruptuar e të kriminalizuar sikurse trinomet politike shqiptare të përmendur më lartë”, ka shkruar Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat