KfW i jep 2.3 milionë euro për zgjerimin e rrjetit të Termokosit - Bota Sot
KfW i jep 2.3 milionë euro për zgjerimin e rrjetit të Termokosit

Aktuale

E mërkurë, 19 shtator 2018

KfW i jep 2.3 milionë euro për zgjerimin e rrjetit të Termokosit

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 06:43
Foto arkiv

Ministria e Financave ka bërë të ditur se sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes “Përmirësimi i rrjetit të Ngrohtores qendrore në Prishtinë” për zgjerimin e rrjetit të Termokosit në vlerë prej 2.3 milionë euro ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW).

Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Finacave Bedri Hamza dhe drejtori i Zyres së KfW-së për Kosovë Rene Escheman.

Pjesëmarrëse do të jetë e ngarkuara me punë në Ambasadën e Luksemburgut znj. Anne Dostert, përfaqësues të Ndërmarrjes së Termokosit dhe Ambasadës Gjermane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test