Ministri i Brendshëm ‘fsheh’ vendimet

Aktuale

Ministri i Brendshëm ‘fsheh’ vendimet

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 22:42
Ramush Haradinaj dhe Bejtush Gashi

Që nga koha kur ish – Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj është larguar nga posti i tij, nuk është publikuar asnjë vendim i ministrit aktual, Bejtush Gashi.

Pavarësisht se dy nga vendimet më të rëndësishme të Gashit, janë anulimi i konkursit për Drejtor të Policisë dhe shkarkimi i Kryeshefit Ekezekutiv të Inspektoratit Policor, as këto dy vendime nuk janë të publikuara në ueb- sajtin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Kallxo ka kërkuar nga ana e MPB-së, të dijë për çfarë arsye nuk janë publikuar asnjë vendim i ministrit Gashi, ata nuk kanë dhënë përgjigje në lidhje me këtë çështje.

Në uebsajtin e MPB-së, figurojnë vetëm vendimet që janë marrë nga ministri Sefaj.

Kallxo në mars të këtij viti, pati dërguar pyetje në lidhje me mos-publikimet e vendimeve të ish- ministrit Flamur Sefaj.

Pas interesimit të Kallxo, vendimin e ish- ministrit Sefaj, ishin publikuar në uebsajt, nën arsyetimin se vonimi i publikimeve ishte për shkak të problemeve teknike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat