Së shpejti lansohet programi për përkrahje të Start-upve

Aktuale

Së shpejti lansohet programi për përkrahje të Start-upve

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 13:18
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka thënë se ministria që ai drejton do të mbështesë financiarisht NVM-të e sektorit që ka shënuar bilanc pozitiv dhe ai është sektori i shërbimeve të teknologjisë informative.

Ai këto komente i bëri sot gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, ku ka folur për të arriturat e MIN, objektivat programore dhe aktivitetet e saj që nga themelimi.

“Në këtë kuadër tashmë jemi në proces të ndarjes së granteve për OJQ-të, ndërsa brenda pak ditësh do të lansohet edhe programi për përkrahje të Start-upve dhe NVM-ve”, tha ministri Beqaj.

Ai ka folur për të arriturat kryesore të MIN, me theks të veçantë në realizimin e objektivave programore në kuadër të Programit Qeveritar si themelimi i Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi, themelimi i qendrave të inovacionit dhe ndërmarrësisë, marrëveshja për bashkëfinancim me Qeverinë Gjermane përmes GIZ-it,  krijimi i bazës ligjore në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, si dhe përkrahjen finaciare për sektorin privat përmes granteve.

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi e kanë vlerësuar pozitivisht punën e MIN, duke shprehur interesimin për punën e kësaj ministrie, në veçanti për aktivitetet në shërbim të përkrahjes së sektorit privat me qëllim të zhvillimit ekonomik të vendit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat