Milaim Zeka e viziton Nexhmije Pagarushën në spital, tregon gjendjen e saj shëndetësore

Aktuale

Milaim Zeka e viziton Nexhmije Pagarushën në spital, tregon gjendjen e saj shëndetësore

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 07:00
Milaim Zeka dhe Nexhmije Pagarusha

Deputeti i NISMA-s Socialdemokrate, Milaim Zeka, njëheri dhe mik i këngëtares Nexhmije Pagarusha, ka dhënë detaje për incidentin që i ka ndodhur sot në orët e vona kësaj të fundit.

Zeka ka treguar se pas incidentit të ndodhur në banesën e Nexhmije Pagarushës, atë e kanë ndihmuar dy studente.

“Te dashur njerez te mire: Nexhmije Pagarusha ka pesuar sonte nje aksident ne banesen e saje. Nje orman ka rene mbi trupin e saje. Fal Zotit, ajo eshte teper mire.Falenderoje dy studente qe e kane ndihmuar ne ato momente. Gjithashtu falenderoje gjithe ekipin e mjekeve qe i kane qenderuar afer”, ka thënë Zeka.

Zeka ka qenë për vizitë menjëherë në QKUK tek Nexhmije Pagarusha dhe ka treguar se ajo është  mirë, megjithatë ai është ankuar për kushtet e tmerrshme në QKUK.

“I lus mediat qe te shkruajne per gjendjen teper te rende ne emergjencen e QKUK, ku nuk ka as çarqaf, as asgje. Atje me shume semuresh, se sa sherohesh. Ata qe punojne ne keto kushte, jane heronje. Çdo minister ne nje vend normal, ia kish vu dryrin kesaj qendre, per shkak te kushteve te renda higjenike.

Tmerr! Tmerr!”, është shprehur Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat