"Lamtumira" e rreme e Presidentit

Aktuale

"Lamtumira" e rreme e Presidentit

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 21:30
Hashim Thaçi

Qytetarët e Kosovës kishin fituar lirinë absolute të lëvizjes, të paktën në sytë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi para dy viteve.

Me marrjen e propozimit pozitiv nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave në maj të vitit 2016, politikanët kosovarë të ngazëllyer filluan urimet për ‘fundin e izolimit’.

Ngjashëm kishte bërë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili tha se tanimë kosovarët nuk ‘i ndal asnjë kufi’.

“Pas dekadave të izolimit, nuk do të ketë më pritje para ambasadave, nuk do të ketë refuzime. Nuk kemi fituar dhuratë, por kemi merituar liberalizimin me punën tonë të përbashkët. Kur punojmë bashkë, asnjë kufi nuk na ndal. Urime liberalizimi sot, urime edhe për UEFA-n dje. Javë historike”, kishte shkruar Thaçi më 4 maj të vitit 2016.

Ai madje kishte postuar një ilustrim grafik që thotë ‘Goodbye Visa’ (Lamtumirë Viza).

Ndërkaq, sot pas dy vitesh, në horizont nuk duket se vizat do të thonë lamtumirë së shpejti.

Pritjet para ambasadave po vazhdojnë, po ashtu edhe refuzimet përderisa nga Kosova pritet përmbushje e kushteve të vazhdueshme për të dalë nga izolimi unik në Ballkan.

Thaçi së bashku me ministrat e atëhershëm (ku kishte edhe të atillë që festonin me shampanjë atë ditë), po vazhdojnë të bëjnë lutje për liberalizim dhe premtime të llojit  ‘sivjet do të hiqen’.

Këto ditë pritet të dalë edhe rekomandimi i rradhës për liberalizimin e vizave në Kosovë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat