Marrëveshjet e Brukselit dhe misteret më shumë pikëpyetje

Aktuale

Marrëveshjet e Brukselit dhe misteret më shumë pikëpyetje

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 10 korrik 2018 Në ora: 21:23

Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Catherine Ashton  ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të implementojnë marrëveshjet e arritura vite më parë.

Ajo mes tjerash ka thënë se Marrëveshja e Brukselit të prillit të vitit 2013, ishte  që të përmirësojë jetën dhe mundësitë për popullin e Kosovës dhe Serbisë.

Por në lidhje me këtë çështje analisti politik, Leon Duhanaj, ka thënë për “Bota sot” se procesi i dialogut të Brukselit në mes Kosovës dhe Serbisë, që nga fillimi i tij është përshkruar me shumë mungesa, me shumë lëshime, me shumë mistere të cilat lënë me pikëpyetje të shumta.

“Natyrisht që në ketë proces dialogu, ka pasur edhe progres në disa fusha. Por, në anën tjetër ka pasur edhe regres. Sepse duke qenë se ishte i mistershëm, me mundësi interpretimesh sipas dëshirave të palëve, ka ndikuar që shumë gjëra në realitet të përkeqësohen. Nëse nisemi nga vetë integrimi i komunitetit serb në Kosovë, lirisht mund të themi që ky dialog ka qenë kontraproduktiv. Ne kishim një klasë politike nga komuniteti serb që në masë të madhe kishte shprehë vullnet të kyçej në strukturat politike të Kosovës pa e dëgjuar shumë Beogradin”, është shprehur Duhanaj.

Image
Leon Duhanaj analist

Sipas tij, ishin marrëveshjet e Brukselit, ato që kontrabanduan Listën Serbska në institucionet e vendit, duke eliminuar nga skena politike politikanët që njihnin dhe respektonin shtetësinë e Kosovës, për t'u zëvendësuar me marioneta të Beogradit.

“ Po ashtu marrëveshja e 2013-tës përfshinë edhe Asociacionin, i cili ënde po shërben për kauza të llojllojshme vetëm e vetëm se funksionimi i tij është i pa çartë, aq me shumë kur për hartimin e Statutit të tij, janë përzgjedhur një grup ekspertësh ekskluzivisht nga komuniteti serb. Dykuptimësia e paraqitjes së marrëveshjeve nga palët duke u bazuar në shërbim të politikave ditore dhe heshtja e Brukselit zyrtarë karshi këtyre manipulimeve, është pjesë e papërgjegjësisë së palëve në dialog, e gjithashtu edhe e Brukselit”, ka thënë Duhanaj.

Ai shprehet skeptikë në lidhje më këtë çështje, për vet faktin që sipas tij, tani kemi edhe luftë të brendshme.

“ Tani lind pyetja se kush vallë do ta udhëheqë dialogun, në vend që të kemi një debat dhe një përafrim rreth qëllimeve në ketë dialog. Ne jemi mësuar të shkojmë me duar ne xhepa nëpër tavolina bisedimesh. Që të tjerët ta bëjnë punën për ne. Këndej duke neglizhuar çdo veprim në çdo proces, në çdo aspekt. Është momenti i fundit, t'i lëmë inatet anash dhe të veprojmë si një trup i vetëm. Sepse po. se bëmë siç duhet, do na dënoj historia. Por, kur të analizojmë të kaluarën tonë, vështirë që mund të jemi optimist për të ardhmen. E them këtë për faktin se edhe  në momentet me tragjike, kur populli ishte i rrezikuar dhe ekspozuar shfarosjes, klikat politike, kalkulonin dhe luftonin njëra- tjetrën për pushtet”, ka thënë Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat