Arrestimi i serbëve, Brnabiq “shkëmben” disa fjalë me Haradinajn

Aktuale

Arrestimi i serbëve, Brnabiq “shkëmben” disa fjalë me Haradinajn

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 19:55
Foto nga samiti në Londër

Prishtina po vepron gjithnjë e më shumë në mënyrë ‘të papërgjegjshme dhe agresive’, tha kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç në Londër.

Ajo theksoi se shfaqjet ‘e papërgjegjshme të Prishtinës’ hodhën një ‘hije të madhe’ në samitin e sotëm në Ballkanin Perëndimor në Londër.

Brnabiq tha se ajo ‘shkëmbeu disa fjalë’ me kryeministrin Ramush Haradinaj lidhur me arrestimin e sotëm të pesë serbëve në Kosovë.

"I thashë atij të shohë se presionet dhe sulmet ndaj serbëve vazhdojnë. E shoh që ju keni vazhduar me praktikën e arrestimit të serbëve. Kjo ishte vetëm një deklaratë. Nuk kemi asgjë për t'i thënë njëri-tjetrit", tha Brnabiq.

Sipas saj, Haradinaj i është përgjigjur me fjalët se nuk është ashtu siç thuhet dhe se gjërat janë shumë më të ndërlikuara, dhe se nuk duan të kenë një marrëdhënie të tillë ndaj serbëve. Ndryshe, pesë serbët e arrestuar janë liruar më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat