Haradinaj takon kancelaren Merkel, kërkon mbështetje për vizat

Aktuale

Haradinaj takon kancelaren Merkel, kërkon mbështetje për vizat

Nga: A.M. Më: 10 korrik 2018 Në ora: 18:35
Ramush Haradinaj dhe Angela Merkel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me kancelaren  e Gjermanisë, Angela Merkel.

Ai përmes një postimi në Faceboook ka shkruar se ka kërkuar nga kancelaria Merkel  “mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave, në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt transformimit të FSK-së”.

Postimi i plotë:

Gjermania është shtyllë e fortë e krijimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës dhe ne e kemi partner strategjik në ekonomi dhe politikë.

Këtë ia thashë edhe Kancelares Angela Merkel, në takimin bilateral që sot e zhvilluam me të.

Nga zonja Merkel kërkova mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave, në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt transformimit të FSK-së.

Kancelares Merkel pata rastin t’i tregojë për punën që kemi bërë në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe luftimin e korrupsionit.

E njoftova edhe për punën në ligjin e ri për investime strategjike dhe Parkun Inovativ Trajnues Kosovaro-Gjerman në Prizren, që është garant i partneritetit të fuqishëm ekonomik të Kosovës me shtetin gjerman.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat