"Mundohem të mos qaj, por këtë herë është e pamundur"

Aktuale

"Mundohem të mos qaj, por këtë herë është e pamundur"

Nga: N. Sh Më: 10 korrik 2018 Në ora: 16:41
Familja Sadikaj

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli beson se sot është ditë zie në tërë Kosovën dhe në zemër të çdo shqiptari.

Duke shkruar për varrimin e pesë anëtarëve të familjes Sadikaj që po bëhet tani e që humbën jetën si pasojë e një aksidenti të dielën e kaluar, Pacolli ka thënë se mundohet të mos qaj, por këtë herë është e pamundur.

Postimi i plotë:

Në këto momente është duke u zhvilluar ceremonia e varrimit. Sot është ditë zie në Suharekë, por besoj edhe në tërë Kosovën dhe në zemër të çdo shqiptari. I shprehi ngushëllimet e mia dhe të familjes sime qytetarëve të Suharekës, familjarëve dhe miqëve të familjes Sadikaj. Mundohem të mos qaj, por këtë herë është e pamundur.  [????]

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat