Lekaj: Përdoruesit e rrjetit rrugor të kenë shërbime të mira

Aktuale

Lekaj: Përdoruesit e rrjetit rrugor të kenë shërbime të mira

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 16:16
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe Laszlo Markusz

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz me të cilin bisedoi për projektin e menaxhimit dhe mbikëqyrjes së integruar të rrugëve, sistem ky i cili do të ndihmojë qytetarët në sigurinë rrugore dhe dukuritë tjera në komunikacion.

Me këtë rast, ministri Lekaj tha se përdoruesit e rrjetit rrugor në Kosovë duhet të kenë shërbime të mira me cilësi të lartë dhe të vlefshme.

“Përmes këtij projekti kontribuojmë në zgjidhje inovative për zhvillimin e trafikut të Kosovës dhe në këtë mënyrë në zhvillimin ekonomik dhe social të saj, si dhe në aftësinë e Kosovës për të arritur pozicione optimale dhe rolin udhëheqës në rajon, sa i përket menaxhimit të integruar të rrugëve”, tha Lekaj.

Ndryshe, në takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e Kompanisë Shtetërore të Pagesave të Hungarisë, Vince Kruchina dhe Zlatan Varga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat