Deputeti i Alternativës, Ilir Deda e ka komentuar arrestimin dhe lirimin e menjëhershëm të kërcënuesve të sigurisë nacionale, siç e quan ai.
Sipas tij, kur dikush e kërcënon sigurinë nacionale shteti ose e arreston ose nuk bën show me arrestime.
“Kur një shtet dyshon dhe arreston individë për “kërcënim të sigurisë nacionale” - ja i arreston me të vërtetë sepse po e rrezikojnë atë siguri, apo nëse nuk e rrezikojnë - nuk bën show fare me arrestime.
Arrestimi me pompozitet dhe lirimi i menjëhershëm i “kërcënuesve të sigurisë nacionale” është diletantizëm i dorës së parë.
Përndryshe, edhe korrupsioni dhe krimi i organizuar i lidhur me partitë politike përbën “kërcënim të sigurisë nacionale””, shkruan Deda në facebook.