Gjuriq kushtëzon lirimin e serbëve me dialogun

Aktuale

Gjuriq kushtëzon lirimin e serbëve me dialogun

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 13:19
Marko Gjuriq

Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq, ka reaguar në lidhje me arrestimin e pesë serbëve në rajonin e Gjilanit, duke kushtëzuar lirimin e tyre me vazhdimin e dialogut.

“Në qoftë se pesë të arrestuarit në komunën e Gjilanit nuk do të lirohen deri në mbrëmje, dialogu nuk do të vazhdojë më gjatë”.

Ai theksoi se ky ishte mesazhi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe se përfaqësuesit e Bashkimit Evropian tashmë janë informuar lidhur me këtë çështje, megjithëse ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

Arrestimet ndodhën mëngjesin e së martës në disa lokacione të rajonit të Gjilanit. Të arrestuarit dyshohet se janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat