Prezantohen prioritetet e presidencës austriake të BE-së

Aktuale

Prezantohen prioritetet e presidencës austriake të BE-së

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 06:09
Nataliya Apostolova

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë/, Nataliya Apostolova, dhe Ambasadori i Republikës së Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, do të paraqesin prioritetet e Presidencës së Austrisë të Këshillit të Bashkimit Evropian në pritjen që do të mbahet sot në Prishtinë.

Austria do të jetë në krye të presidencës së Bashkimit Europian për gjatë muajt e ardhshëm. 

Siguria dhe lufta ndaj migrimit ilegal mbeten prioritet qendror jo vetëm për presidencën e Austrisë dhe Austrinë, por për gjithë BE-në. 

Moto e Austrisë për presidencën e saj të tretë të BE-së është “Një Evropë që mbron”, dhe prioritetet kryesore do të jenë migrimet dhe çështjet e sigurisë dhe konkurrencës së BE-së, si dhe përafrimi i mëtejshëm i vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.  

Austria, për shkak të pozicionit qendror në Evropë dhe historisë së saj, mbështet një integrim më të lartë në BE të fqinjëve të saj të Ballkanit Perëndimor dhe e paraqet si një prej prioriteteve të presidencës së saj të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat