Thaçi takohet me Kryeministrin e Federatës së Rusisë, tregon për çka biseduan

Aktuale

Thaçi takohet me Kryeministrin e Federatës së Rusisë, tregon për çka biseduan

Nga: G.B Më: 9 korrik 2018 Në ora: 19:35
Hashim Thaçi dhe Dmitry Medvedev

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron në vizitë në Turqi, për inaugurimin e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Gjatë qëndrimit atje, ai është takuar me Kryeministrin e Federatës së Rusisë, Dmitry Medvedev, nga i cili presidenti ka kërkuar që të vendosin një komunikim fillestar mes të dyja vendeve, përcjell Bota sot.

Këtë e ka bërë të ditur Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se po ashtu kanë bisedua për fazën e fundit të dialogut me Serbinë, ku janë pajtuar që marrëveshja eventuale do të sjell paqe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.

Postimi i tij i plotë:

Në kuadër të ceremonisë së Inaugurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdo?an, zhvillova një takim të shkurtër me Kryeministrin e Federatës së Rusisë, Dmitry Medvedev.

Kryeministrin Medvedev shkurtimisht e informova për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon.

Me këtë rast, kërkova nga kryeministri Medvedev që të vendosim një komunikim fillestar midis dy vendeve tona.

Ne po ashtu biseduam edhe për fazën e fundit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u pajtuam se marrëveshja eventuale do të sjell paqe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. HTH./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat