Kapen keq Milaim Zeka dhe Bekim Haxhiu: Ty nuk të jap llogari, edhe 2000 vjet me ti dhanë Zoti jetë...

Aktuale

Kapen keq Milaim Zeka dhe Bekim Haxhiu: Ty nuk të jap llogari, edhe 2000 vjet me ti dhanë Zoti jetë...

Nga: P.R Më: 9 korrik 2018 Në ora: 18:53
Bekim Haxhiu dhe Milaim Zeka

Seanca e Kuvendit të Kosovës përseri është ndërprerë për shkak të kuorumit.

E një debat i ashpër është zhvilluar sot mes deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiut dhe atij nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zekës, shkruan “Bota sot”.

Për shkak të mungesës së kuorumit, Milaim Zeka, përmendi emrat e tetë deputetëve të PDK-së, të cilët janë shkaktarët e mos votimit të ligjit të sjellë nga Ministria e Drejtësisë.

E ndaj tij reagoi Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së, duke thënë se nuk i jep llogari Zekës.

 “A e votojë një ligj apo nuk e votoj ty nuk të jap llogari, i japi qytetarëve dhe grupit parlamentar të PDK-së, kështu që nuk ke nevojë të rrish kujdestar i grupit parlamentar të PDK-së, nuk kemi angazhuar për atë punë, angazhohu në punë tua, bëhu korrekt dhe ruaje nivelin e parlamentit dhe debatit“, tha Haxhiu.

Pas fjalimit të Haxhiut përsëri fjalën e mori deputeti Zeka.

Sërish ka reaguar deputeti Milaim Zeka.

 “Ti edhe 2000 vjet me ti dhanë Zoti jetë nuk mundesh me pas as fjalorin tim, as oratorinë time, këtu ju edhe jeni rrahur në parlament dhe nuk është bërë nami....nëse ne nuk jemi më serioz, nuk kemi me i kalu ligjet. Ata e kanë vërejtur opozita që kogja na kanë qit në penallti, e kur të qet njeri në penal ta jep gol, për mos me na jap gol opozita ju bëra thirrje“, tha deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat