Presidenti Hashim Thaçi, ka mbërritur në Ankara për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Recep Tayyip Erdogan si president i Turqisë që do të mbahet në Rezidencën Presidenciale.
Thaçi ka mbërritur në Aeroportin Esenboga të Ankarasë në kohë të përafërt me presidentin sudanez Omar Al Bashir, ndërsa dy liderët janë pritur me ceremoni zyrtare nga ministri turk i Ekonomisë Nihat Zeybekçi, shkruan AA.
Edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Ankara për të marrë pjesë në të njëjtën ceremoni.