Pas Car Llazarit, Serbia provokon shqiptarët me kryqin 5 metra të gjatë!

Aktuale

Pas Car Llazarit, Serbia provokon shqiptarët me kryqin 5 metra të gjatë!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 9 korrik 2018 Në ora: 13:24
Car Llazari dhe kryqi në veri

Serbia ka provokuar shqiptarët edhe njëherë. Pasi kishte vendosur shtatoren e Car Llazarit në Sheshin e Mitrovicës veriore, tashmë ka bërë edhe një veprim tjetër.

Javën e kaluar, Serbia ka ngritur një kryq 5 metrash të lartë në kalanë e vogël të Mitrovicës.

Mitrovica i ka dy kështjella, njëra është e madhe e tjetra e vogël, dhe kjo e vogla është më afër qytetit të Mitrovicës, në pjesën e okupuar nga Serbia, pra në veri.

Për kryqin në fjalë, nuk është që ka pasur reagime të mëdha nga politikanët shqiptarë.

E reagim nuk ka pasur as kur është ndërtuar shtatorja e Car Llazarit, jo shumë larg prej urës kryesore të lumit Ibër.

Image
Halit Barani

Kryetari i Këshillit rajonal për të Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Komunën e Mitrovicës, Halit Barani, thotë për gazetën “Bota sot” se, në atë kala para disa vitesh është vizatuar një kryq i madh me ngjyrë të bardhë, kurse tani mbi atë kryq të vizatuar është ngritur një kryq metali i gjatë disa metra.

“Pra kryqi është ne kalanë e vogël të Mitrovicës. Pa mëdyshje se ky veprim i bandave kriminele çetnike serbe (i kishave serbe) është edhe një provokim i radhës dhe sa për dienin e juaj dhe të atyre që nuk e din, prej urës së lumit Ibër, përkatësisht matan urës kryesore të lumit Ibër, asgjë nuk frymon shqip, nuk ka asnjë të vetmin simbol të Kosovës, por vetëm flamuj dhe simbole tjera serbe”, thotë Barani.

Sipas, kryetarit të KMDLN-së në Mitrovicë, andej urës së Ibrit veprojnë të gjitha institucionet serbe (të Beogradit), dihet mirëfilli se edhe ata serbë që janë në Parlamentin e Kosovës haptas për çdo ditë deklarojnë se "nuk e njohim Kosovën si shtet, por pjesë e Serbisë".

“Këta fare shqiptaro-hiqet që janë kinse tu e udhëheq Kosovën ua kanë shtri qafen kriminelëve serbë dhe krejt çka kanë dëshirë ata kriminelë janë duke realizuar në këtë tokë të shkret të Kosovës”, përfundon Barani.

Kohë më parë, në veri të Mitrovicës, në rreth-rrotullimin kryesor, është vendosur përmendorja e princit serb. Shtatorja e Car Lazarit është 7.5 metra e gjatë, me peshë 7.5 tonë, si dhe ka një bazament betoni prej tre metrash.

Vendimi për shtatoren, jo fort larg urës së Ibrit që vazhdon të jetë simbol i ndarjes së qytetit të Mitrovicës, ishte marrë nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës Veriore, pa përkrahjen e këshilltarëve shqiptarë dhe atyre boshnjakë.

Por, edhe përkundër vendimit të një anshëm, sheshi i “Car Lllazarit” me shtatorë e tij tashmë gjendet në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat