Veseli: Po humbim kohë duke u marr se kush pe merr bajrakun

Aktuale

Veseli: Po humbim kohë duke u marr se kush pe merr bajrakun

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 12:47
Kadri Veseli

(E plotësuar) - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, debatin e bërë mes partive politike, se kush duhet ta udhëheqë dialogun në Bruksel, e sheh si një humbje kohe, e cila po bëhet për inate politike dhe si e tillë dëmton vendin.

Sipas tij, partitë politike, në vend që të koncentrohen te pjesa substanciale e dialogut, ato po vazhdojnë garën se kush do të jetë i pari.

Veseli: Jemi duke humbur kohë, duke u marrë me bajraktarizma

“Dialogu jemi duke humbur kohë. Jemi duke e dëmtuar vetveten, jemi duke u marrë me bajraktarizma. Në vend se me u marrë substancialisht ne që kemi me u ballafaquar me një sfidë e cila nuk është e lehtë. Serbia asnjëherë nuk ka qenë e lehtë për Kosovën. Ne në vend që të koncentrohemi te pjesa substanciale, e cila është si do të ballafaqohemi me Serbinë. Si më tepër t’i orientojmë partnerët tanë të jenë afër neve në gatishmërinë tonë për dialog dhe jo për konflikt. Ne merremi me atë se kush do të jetë i pari”, tha ai.

Ndërsa tërë fajin për ngecje të proceseve e hedh tek opozita, e cila sipas tij po vazhdon me gabimin e njëjtë, siç ka vepruar me inate dhe me demarkacionin dhe FSK-në, duke i vonuar proceset për teket e tyre. 

Madje thotë se do t’ia linin që këtë proces ta udhëhiqte kreu i LDK-së Isa Mustafa, por se mos të frikësohet kur të shkojë atje, pasi që LDK sipas tij frikësohet të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Veseli thotë se nuk është fer që procese kaq të rëndësishme për vendin, të bllokohen për shkak të inatit që s’janë në pushtet.

Veseli: Frikësohen të takohen me Vuçiq

“Në të njëjtën kohë po shkojmë me u taku atje, frikësohen me u takuar me Vuçiqin. Nuk i ka marrë me dëshirë PDK gjithë këto përgjegjësi, për më shumë  se një dekadë. Janë barrë. Sa herë të bisedosh me Serbinë, kurrë nuk kanë me të aplauduar qytetarët. Sa herë takohesh me Serbinë, kurrë nuk ke me fituar vota. Por në mes të një të ardhme e cila është për gjeneratat tona....Le të del Isa le ta merr bajrakun, që unë ia dha sot, jam partia më e madhe në institucione. Shkoni bëni ofertë sot, le ta marrin, e kanë. Por me blloku çdo proces për inat që s’je në pushtet dej të bëhet tamam kjo nuk është fer....A do të jetë Hashimi a do të jetë Isa. Le të shkon Isa. Edhe Hashimi besoj që s’ka me qenë kundër. Po mos të tutet kur të shkon, mos të lypë Hashimin dhe Kadrinë”, tha ai.

Kryeparlamentari thotë se opozita duhet t’i bashkëngjitet karvanit, pasi që pozicioni inatçor i LDK-së po  dëmton Kosovën.

Veseli: Pozicioni inatçor i LDk-së po e dëmton Kosovën

“Opozita duhet t’i bashkëngjitet këtij karvani. Kur kemi qenë bashkë, kemi fituar më shumë. Ama realisht, ky pozicioni bukur inatçor i LDK-së është duke e dëmtuar Kosovën. Po flas edhe me FSK-në e ka dëmtuar. Edhe me demarkacionin e ka dëmtuar. Dhe në të njëjtën kohë po frikësohemi prapë, se do të jetë edhe kjo tash dhe me çështjen e dialogut”, tha ai.

Veseli ka folur dhe për procesin e liberalizimit të vizave, për të cilin tha se pret raport pozitiv, pasi Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret, por sipas tij, ka një skepticizëm te vendet e BE-së, për shkak të situatës së krijuar mbi formën e zgjerimit të BE-së, në të njëjtën kohë edhe për shkak të krizës së refugjatëve dhe abuzimeve,  të cilat kanë ndodhur me liberalizim të vizave në vendet përreth Kosovës.

Veseli: Duhet të ndodhë liberalizimi, i kemi përmbushur kriteret

“Duhet të ndodh dhe unë shumë besoj në qoftë se ka drejtësi dhe vlerësohen ajo mbi bazën e së cilave janë liberalizuar edhe vende tjera, më shumë më pak kritere të plotësuara dhe me një gjendje shumë më të rëndë. Ka vende brenda BE-së, ka vende jashtë BE-së, kufijtë as nuk i kontrollojnë, as nuk e dinë ku i kanë. E në të njëjtën kohë çështja e korrupsionit, po e përmendi konkretisht Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, por dhe vende këtu fqinje kanë probleme shumë më të mëdha se ne. Vetëm se jemi të pafuqishëm në kuptimin të mendoj dikush të na lë të izoluar, nuk është korrekte dhe këtë do ta bëj dhe më tutje pavarësisht se është risk politik, por vendimmarrja në fund vihet nga vendet e BE-së, duhet të jemi të sigurt”, tha ai pas takimit me kreun e OEK-ut, Safet Gërxhaliu.

***

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli duke folur për dialogun me Serbinë ka thënë se janë duke humbur kohë duke u marr me ‘bajraktarizma’.

Veseli tha se spektri politik në Kosovë merret me atë se kush do të jetë i pari ndërsa tha se opozita është duke vazhduar me gabimin e njëjtë.

“Kur të dëmtohemi mirë pastaj hajdeni bëhemi bashkë. Nuk i ka marrë me dëshire PDK këto përgjegjësi”, tha Veseli duke shtuar se sa herë takohet dikush me Serbinë kurrë votat s’do t’i marr.

Ai propozoi që ta merr këtë përgjegjësi Isa Mustafa. “ Por me blloku çdo proces për inati se s’je në pushtet. . A është sfidë. Sa herë bisedon me Serbinë është sfidë e rëndë”, tha Veseli pas takimit me udhëheqësit e Odës Ekonomike të Kosovës të cilët ia dorëzuan raportin e auditimit.

Veseli ka folur edhe për liberalizimin e vizave duke thënë se kjo duhet të ndodh pasi që qytetarët e meritojnw këtë. Veseli tha se janë përmbushur kriteret për liberalizim.

“Duhet të ndodh dhe unë shumë besoj në qoftë se ka drejtësi dhe vlerësohen ato që janë liberalizuar dhe vendet tjera me më pak kritere të plotësuara. Çështja e korrupsionit, Ukraina, Gjeorgjia kanë probleme më të mëdha se ne. Vendimmarrja merret nga vendet e BE se. Kemi punuar. Pres raporti të jetë pozitiv dhe qytetarët të lëvizin lirshëm sepse pak ka vende që ka bere progres si vendi jonë”, tha Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat