Do të kërkojmë ndëshkimin e krimeve të luftës, s’bëhet fjalë për amnisti

Aktuale

Do të kërkojmë ndëshkimin e krimeve të luftës, s’bëhet fjalë për amnisti

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 07:01
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur poshtë mundësinë që amnistimi për krime lufte të jetë pjesë e bisedimeve me Serbinë.

“Nuk kam dëgjuar, nuk e di. Angazhimi ynë është e kundërta”, ka thënë Haradinaj në Londër, kur është pyetur nëse do të mund të bisedohet për amnistinë.

“Do ta diskutojmë edhe në Samit edhe me kryeministren (britanike) May që të ketë ndëshkim të krimeve të luftës”, ka shtuar ai.

Haradinaj do të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit, që është pjesë e Procesit të Berlinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat