7 mijë e 500 të diplomuar çdo vit në UP, punë gjejnë shumë pak

Aktuale

7 mijë e 500 të diplomuar çdo vit në UP, punë gjejnë shumë pak

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 23:29
UP

Mbi pesëmijë është numri i studentëve që marrin një diplomë në nivelin bachelor, pothuajse çdo vit.

Përgjysmë më pak i përfundojnë studimet në nivelin master, në universitete publike, duke mos llogaritur këtu edhe kuadrot e tjera që i nxjerrin kolegjet private.

Por, pak nga ata që përfundojnë me sukses studimet, arrijnë të gjejnë një vend pune. Kjo për shkak se studentët nuk zgjedhin drejtimet për të cilat tregu i punës ka vende të lira.

Kjo gjendje krijon mjegull mbi shifrat e papunësisë. Në njërën anë duke qenë studentë nuk konsiderohen si të papunë, e në anën tjetër, kur marrin një diplomë nuk mund të ushtrojnë profesionin e tyre.

Edhe studentët, të cilët janë duke i kryer studimet janë skeptikë se pas përfundimit të studimeve do të mund të gjejnë një vend pune.

Kritika ndaj Ministrisë së Arsimit, e cila ka lejuar një situatë të tillë, ka shoqëria civile.

Kurse, Rron Gjinovci nga organizata ORCA, e cila bën monitorimin e arsimit në vend, thotë se Qeveria duhet të ndërhyjë në përmirësimin e kësaj gjendjeje që është kthyer në kaotike, shkaku i numrit të madh të studentëve.

Ndërkaq, zyrtarë të Ministrisë së Arsimit thonë se janë duke punuar në hartimin e një plani konkret lidhur me këtë çështje.

“Lidhur me çështjen e të diplomuarve, sigurisht që ne jemi duke diskutuar rreth një plani sa më të mirë që programet e studimeve t’i kemi konform tregut të punës”, ka thënë Valmir Gashi, këshilltar politik në MASHT.

Numri më i madh i studentëve të diplomuar në Kosovë vazhdon jetë nga Fakulteti Ekonomik dhe Juridik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat