Kjo është familja Sadikaj që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Suharekë - Bota Sot
Kjo është familja Sadikaj që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Suharekë

Aktuale

E premte, 20 korrik 2018

Kjo është familja Sadikaj që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Suharekë

Nga: N.H Më: 8 korrik 2018 Në ora: 20:04
Familja Sadikaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Suharekë. Në rrugën Suharekë-Duhël, në vendin e quajtur Biraq, të vdekur kanë mbetur pesë persona.

Nga aksidenti në fjalë humbën jetën pesë persona, në mesin e tyre edhe dy fëmijë.

Edhe Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin. Sipas tyre, në aksidentin e rëndë janë përfshirë një automjet BMW dhe një autobus.

“Si pasojë e këtij aksidenti shoferi (J.S) ka humbur kontrollin mbi veturën, krejt kjo si pasojë e kushteve atmosferike dhe është ndesh në drejtim me autobusin, ku fatkeqësisht në këtë aksident kemi humbjen e pesë jetëve të njerëzve”, thotë Policia e Kosovës.

Kujtojmë se çifti dhe dy fëmijët e tyre kanë jetuar në Zvicër, por në Kosovë gjendeshin për pushime. Ata ishin nga fshati Sopi i Komunës së Suharekës.

Më poshtë gjeni fotografinë e personave që pësuan në aksident. /BS

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test