Aksidenti në Suharekë, Pacolli apelon: Respektoni rregullat, jetën tuaj dhe të tjerëve!

Aktuale

Aksidenti në Suharekë, Pacolli apelon: Respektoni rregullat, jetën tuaj dhe të tjerëve!

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 17:39
Aksidenti i rëndë që ndodhi këtë të diel në magjistralen Suharekë-Duhël, mbetën të vdekur pesë persona.

Ministri i punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka apeluar tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Ky reagim i tij vjen pasi si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi këtë të diel në magjistralen Suharekë-Duhël, mbetën të vdekur pesë persona.

Ai ka theksuar me keqardhje se nga kjo përplasje është shuar një familje e cila nga Zvicra kishte ardhur në Kosovë për pushime:

”Sot, një familje e tërë u shua në një aksident të tmerrshëm në fshatin Biraq. Një familje me banim në Zvicër e cila ka ardhur për të kaluar pushimet e tyre në vendlindje. Shumë tragjike, shumë e rëndë! Ju bëj apel: Kini kujdes, respektoni rregullat, respektoni jetën tuaj dhe të tjerëve!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat