Para se të merrni rrugë drejt kufirit, kontrollojeni këtë link

Aktuale

Para se të merrni rrugë drejt kufirit, kontrollojeni këtë link

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka krijuar një linjë ku qytetarët mund të kontrollojnë direkt kolonat në kufi.

Të dhënat e fundit për fluksin e qarkullimit në të gjitha pikat kufitare sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, tregojnë se nuk ka pritje në hyrje-dalje.

Sipas raportit të fundit në të gjitha pikat kufitare aktualisht pritjet në hyrje dhe dalje janë nga 3 deri në 5 minuta.

Të gjithë ju që ia keni mësyrë të largoheni, apo të vini në Kosovë mund të informoni në çdo kohë përmes portalit të Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me pritjet në pikat kufitare.

Pika më e ngarkuar sipas QKMK-së aktualisht është ajo në Vërmicë në dalje, ku pritjet shkojnë deri në 15 minuta.

Në çdo kohë mund t`i qaseni të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në këtë link:

https://mpb.rks-gov.net/QKMK.a...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat