Kaq pjesëtarë serbë ka në FSK, prej tyre 40 kanë ofruar dorëheqje

Aktuale

Kaq pjesëtarë serbë ka në FSK, prej tyre 40 kanë ofruar dorëheqje

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 17:26
FSK

Presioni i madh nga Beogradi detyroi 40 pjesëtarë serbë të FSK-së të ofrojnë dorëheqje.

Ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, në një konferencë për media ka thënë se kërkesat e pjesëtarëve serbë për largim nga FSK-ja, janë si pasojë e sulmeve të qëllimshme.

“MFSK vlerëson se kërkesat për largim vijnë si pasojë e sulmeve të qëllimshme që i janë bërë FSK-së, përkatësisht pjesëtarëve të komunitetit serb, dhe tentim për të dëmtuar procesin dhe të arriturat e FSK-së dhe dëmtimin e imazhit si institucioni më i besueshëm në vend”, është shprehur Berisha, në konferencë për media.

Në Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 130 pjesëtarë të komunitetit serb. Kjo është bërë e ditur nga drejtori i departamentit për marrëdhënie me publikun në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Ibrahim Shala.

Shala ka thënë se numri i atyre që mund të paraqesin kërkesë për largim mund të rritet në vazhdim.

“Janë 130 pjesëtarë të komunitetit serb ose me përqindje janë 5.28 për qind”, ka thënë ai.

Sot, ministri i FSK-së tha se pjesëtarët serbë kanë qenë mirë të integruar në FSK dhe kanë qenë në nivel të detyrës së tyre. Sipas tij, shantazhet ndaj pjesëtarëve të FSK-së, janë të papranueshme dhe shkelje e të drejtave elementare të njeriut.

Berisha ka treguar së kërkesat e tyre për largim do të shqyrtohen në bazë të procedurave dhe ligjeve në fuqi.

Presionet e Serbisë ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së janë shpeshtuar në muajt e fundit, fillimisht me paraburgimet në vendkalimet kufitare me Serbinë, e më pas edhe me deklaratat e autoriteteve serbe se atyre iu kërcënohet dënimi deri me 10 vjet, për shkak të pjesëmarrjes në formacionet e huaja të armatosura.

Ishin shënuar edhe disa raste të sulmeve me koktej molotovi ndaj pronës së këtyre pjesëtarëve. Ditëve të fundit, rreth 20 pjesëtarë serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe njohësit e zhvillimeve politike e kanë dënuar presionin e Serbisë ndaj pjesëtarëve serbë të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat