Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ditën e djeshme mbajti takim me kryetarë të degëve të LDK-së.
Sipas një njoftimi të kësaj partie, të gjithë kryetarët e degëve dje mbështetën qëndrimin e kryesisë së LDK-së, se institucionet nuk kanë legjitimitet dhe vendi është në krizë institucionale.
E lidhu me këtë çështje, ka folur edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përcjell "Bota sot".
Hoti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook thotë se mobilizimi tashmë ka filluar. Tutje, ai ka kërkuar edhe mbështetjen e qytetarëve, për ndryshimet, siç thotë ai, që po vijnë.
“Kryetari Mustafa takon kryetaret e degëve te LDK-se. Mobilizimi ka filluar. Kosova ka perspektivë evropiane, të cilën mund t’ja sigurojë LDK. Na duhet mbështetje qytetare për ndryshimet që po vijnë”, ka shkruar Hoti.