Mali i Zi përplaset me Serbinë shkaku i dërgimit të ushtarëve në Kosovë

Aktuale

Mali i Zi përplaset me Serbinë shkaku i dërgimit të ushtarëve në Kosovë

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 11:15
Ushtria e Malit të Zi

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Malit të Zi, Predrag Boshkoviç, i është kundërpërgjigjur homologut të tij serb, Aleksandër Vulin, i cili e ka quajtur si tradhëti të Malit të Zi ndaj Serbisë, dërgimin e disa ushtarëve në Kosovë që ti shërbejnë KFOR-it.

“Vendimi i Malit të Zi për të dërguar dy oficerë në misionin e KFOR-it në Kosovë është e drejtë dhe e mundur”, ka deklaruar Boshkoviç në një intervistë për Radio Montenegro.

Ai ka thënë se ky vendim është bërë për arsye pragmatike për të kontribuar në sigurinë rajonale.

Boshkoviç i ka cilësuar si “emocionale” dhe “personale” deklarimet e Vulinit, i cili ka thënë se vendimi i Malit të Zi për të dërguar ushtarë në Kosovë ishte armiqësor ndaj Serbisë.

Ai madje ia ka rikujtuar Vulinit deklaratën e presidentit Vuçiq që KFOR-i është garantues i sigurisë në Republikën e Kosovës dhe gjithashtu edhe i komunitetit serb në Kosovë.

“Nuk e kuptoj se si vendimi i Malit të Zi mund të jetë armiqësor ndaj Serbisë dhe serbëve, kur i kontribuon nje misioni siç ështe KFOR-i ,për të ruajtur komunitetin serb në Kosovë,” ka përfunduar Boshkoviç.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme vetë Vulin teksa ka folur kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, ka thënë se KFOR-i duhet të jetë garantuesi i vetëm i sigurisë në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat