Ish-komandanti i UÇK-së e TMK-së Selim Krasniqi: Hashim Thaçi është njeri i shantazhuar

Aktuale

Ish-komandanti i UÇK-së e TMK-së Selim Krasniqi: Hashim Thaçi është njeri i shantazhuar

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 10:49
Selim Krasniqi

Ish-komandanti i UÇK-së e TMK-së Selim Krasniqi, nuk dëshiron që bisedimet me serbin t’i udhëheq presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas tij, Thaçi është gënjeshtar dhe i shantazhuar.

Krasniq ju bënë thirrje partive politike që të mos bëhen vegla të Thaçit.

“ Hashim Thaçi është ai i cili ka gënjyer në vazhdimësi popullin e Kosovës”, shprehet Krasniqi.

“Ai pat deklaruar disa herë se bisedimet me Serbinë do të jenë vetëm teknike, se do të bashkohet Mitrovica, se do të formohet ushtria e do të bëhet liberalizimi i vizave …”.

“Ka deklaruar se nuk do formohen komuna të reja serbe dhe se nuk do ketë eksteritorialitet për kishat, qe dikur ishin Ilire e tani Thaçi ua dha tapitë serbeve”.

“Thaçi pat gënjyer edhe kur pat deklaruar se me demarkacion Kosova nuk humb asnjë centimeter teritor! Këto janë vetëm disa gënjeshtra të Hashim Thaçit, por ka edhe shumë e shumë të tjera që sot nuk po i përmendi”.

“Pra, këto janë arsyet e mjaftueshme që Thaçi të mos jetë në krye të këtyre bisedimeve”.

“ Arsye tjetër është se deri me tani, asnjë marrëveshje e kompromis të cilin ka bërë Thaçi, nuk është në të mirë të Kosovës”.

Ish-komandanti i UÇK-së e TMK-së Selim Krasniqi, thotë se presidenti Hashim Thaçi është i shantazhuar dhe se nuk mund të mbrojë interesat e vendit.

“Thaçi është njeri i shantazhuar dhe në shërbim të të tjerëve”, shprehet ai.

Krasniqi ka një kërkesë për partitë e tjera që janë pjesë të Kuvendin e Kosovës.

“Kuvendi dhe partitë politike nuk duhet të bëhen vegla të Hashim Thaçit dhe tradhtitë e tij ndaj vendit t’i marrin mbi supe”.

“Kuvendi do të duhej t’i hedh poshtë të gjitha marrëveshjet e dëmshme dhe të mos lejojnë Thaçin ta dëmtojë të ardhmen e fëmijëve dhe të Kombit”.

“Lirinë e fituam me gjak dhe nuk ka te drejtë askush që gjakun e derdhur për liri ta shkelë e ta nëpërkëmb askush”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat