Dita e puthjeve, pa shumë puthje në Kosovë

Aktuale

Dita e puthjeve, pa shumë puthje në Kosovë

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 22:24
Në Kosovë, nuk është se kjo ngjarje u shënua me ndonjë aktivitet, por puthjet nuk mungojnë mes çifteve.

Sot ishte Ditën Ndërkombëtare të Puthjeve.

Në Kosovë, nuk është se kjo ngjarje u shënua me ndonjë aktivitet, por puthjet nuk mungojnë mes çifteve.

Shumë qytetarë nuk e kishin idenë se 6 korriku është Dita Ndërkombëtare e Puthjeve.

Për këtë ditë nuk janë në dijeni as vizitorë ndërkombëtar që gjenden në Prishtinë, ndërkohë bëjnë thirrje që kjo të bëhet me një masë.

Në Kosovë nuk është se shihen shpesh njerëzit duke u puthur në publik, e fort rrallë e bëjnë këtë edhe politikanët, qoftë edhe në ditë suksesi.

Sociologët kanë disa arsye pse shoqëria vendore heziton të shkëmbejë puthje në publik.

Valbardha Buza konsideron që problemi janë meshkujt.

“Burrat në përgjithësi qysh në fëmijëri ushqehen me idenë që të ruajnë maskilitetin’, thotë ajo.

Dita Ndërkombëtare e Puthjes e ka origjinën në Britaninë e Madhe përderisa SHBA’ja feston më 19 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat