Pacolli viziton Italinë, do të pritet nga presidenti italian

Aktuale

Pacolli viziton Italinë, do të pritet nga presidenti italian

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 18:25
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, do të qëndrojë sot dhe nesër për një vizitë pune në Republikën e Italisë.

Siç njofton zyra e Pacollit, në kuadër të kësaj vizite kryediplomati kosovar do të takohet me Presidentin italian, Sergio Mattarella, Presidentin e Konfederatës së Përgjithshme të Instrustrisë italiane, Vincenzo Boccia si dhe personalitete të tjera italiane.

Qëllimi i vizitës së ministrit të Jashtëm në Itali është ngritja në një nivel më të lartë të marrëdhënieve dypalëshe, inkurajimi dhe thirrja e bizneseve italiane, që të rrisin investimet e tyre në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat