Goranët e Serbisë kërkojnë përfshirje në dialog, Gorën e duan distrikt

Aktuale

Goranët e Serbisë kërkojnë përfshirje në dialog, Gorën e duan distrikt

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 17:06
Bruksel

Iniciativa qytetare Gorani (GIG), si e vetmja organizatë politike dhe kombëtare e goranëve në Serbi, sot kërkoi nga përfaqësuesit më të lartë të Serbisë dhe shefja për politikë të jashtme e BE-së,  Federica Mogerini që përfaqësuesit goranë të përfshihen në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe që bashkia e Gorës të marrë statutin e distriktit.

Me këtë rast, Presidenti i Iniciativës së Qytetarëve të Goranit, Orhan Dragash i ka drejtuar një letër, Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministres Ana Bërnabiq, Ministrit të Jashtëm Ivica Daçiq dhe kryediplomates evropiane, Federica Mogherini, me të cilën ua ka bërë të ditur atyre se Kryesia e GIG-ut kohë më parë ka kërkuar që komuna e Gorës të marrë statusin e distriktit, raportojnë mediat serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat