Delawie i shqetësuar për presionin që po u bëhet pjestarëve serbë të FSK-së

Aktuale

Delawie i shqetësuar për presionin që po u bëhet pjestarëve serbë të FSK-së

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 17:03
Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Greg Delawie

Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Greg Delawie, ka reaguar sot në Twitter për kërkesën e pjestarëve serbë që të largohen nga Forcat e Sigurisë. Delaëie është i shqetësuar me frikësimin e serbëve të FSK’së nga jashtë.

Delawie ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për dorëheqjet e fundit të pjesëtarëve serbë të FSK’së

“Frikësimi nga jashtë i pjesëtarëve të FSK-së është i papranueshëm. Diversiteti i FSK-së është një model për vendin. Ai duhet të kremtohet, e jo të shkatërrohet”, ka shkruar Delaëie në një postim në profilin e tij në Twitter

Forca e Sigurisë së Kosovës ka theksuar se arsyetimi i dhënë në kërkesën e dorëheqjes së këtyre pjesëtarëve është presioni i rritur nga Qeveria e Beogradit dhe kërcënimi për ta dhe familjet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat