Kujtohet Beteja e Loxhës, beteja fitimtare e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës

Aktuale

Kujtohet Beteja e Loxhës, beteja fitimtare e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës

Nga: D.B Më: 6 korrik 2018 Në ora: 15:51
Foto nga akademia perkujtimore

Një prej veprimeve më luftarake, më profesionale dhe më me bujë, në të gjitha përpjekjet e luftëtarëve të lirisë në Kosovë, ka qenë Beteja e Loxhës.

Pikërisht për këtë, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Armend Zemaj, në faqen e tij facebook, ka shkruar se lufta për liri është pjesa më e ndritur e historisë, dhe se ata që e dhanë jetën,për këtë liri, janë pjesa sublime e saj.

Ja postimi i plotë:

“Heroizmi ka një emër, ka një të vërtetë, një qellim dhe vetëm vendosmëri. Lufta për Liri është pjesa më e ndritur e historisë, dhe se ata që e dhanë jetën janë pjesa më sublime e saj. Amanetin e tyre kurrë nuk e harrojmë! Beteja e Lavdishme e Loxhës, beteja fitimtare e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, e luftëtareve trima të UÇK-së, e komanduar nga njerëz profesionist të artit luftarak edhe sot e 100 vjet do kujtohen dhe nderohen nga populli shqiptar. Ne bartim amanetin e tyre, që ti kujtojmë dhe ti nderojmë ata sa të jetë jeta. 
Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli, Enver Alaj , komandanti i tyre Kolonel Tahir Zemaj, janë vlerat e lirisë, bashkëluftëtarët e tyre janë pjesë e ndritur dhe e pandashme e tyre. 
Lavdi dëshmorëve të Kombit, Lavdi të rënëve të Betejës së Loxhës”, ka shkruar deputet Zemaj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat