Veseli: Nga sot Gjykata Kushtetuese është tërësisht e Kosovës

Aktuale

Veseli: Nga sot Gjykata Kushtetuese është tërësisht e Kosovës

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 14:52
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese të cilët sot janë zgjedhur nga Kuvendi.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Kosova është dëshmuar shembulli më pozitiv, në rajon e më gjerë, i funksionimit të drejtësisë kushtetuese.

Statusi i plotë i kryeparlamentarit Veseli

Sot Kuvendi i Kosovës përzgjodhi anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Ndonëse shtet i ri, Kosova është dëshmuar shembulli më pozitiv, në rajon e më gjerë, i funksionimit të drejtësisë kushtetuese. Gjykatësve të sapo zgjedhur iu urojmë punë të mbarë dhe efektive në vazhdimin e traditës së mirë që ka krijuar Gjykata Kushtetuese, por edhe avancim të standardeve që kërkohen prej saj. Kjo merr rëndësi të veçantë, nga fakti se, nga sot, Gjykata Kushtetues e Kosovës, është një institucion tërësisht i kosovarizuar, meqë më nuk do të ketë anëtarë ndërkombëtarë në përbërjen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat