Punëtorët e Postës paralajmërojnë grevë gjithë ditore

Aktuale

Punëtorët e Postës paralajmërojnë grevë gjithë ditore

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 13:47
Pamje nga greva

(E plotësuar) - Punëtorët e Postës së Kosovës sot kanë mbajtur grevë një orëshe, derisa kanë paralajmëruar për të hënë grevë gjithë ditore.

Greva filloi në ora 13:00 dhe zgjati deri në ora 14:00, duke u pamundësuar qytetarëve marrjen e shërbimeve gjatë grevës.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Postës së Kosovës, Etrit Hoti, u shpreh se qëllimi i grevës është sensibilizimi i institucioneve përgjegjëse për tejkalimin e krizës financiare në këtë ndërmarrje.

Hoti ka paralajmëruar për ditën e hënë grevë gjithë ditore duke filluar nga ora 09:00 deri në ora 21:00, derisa ka shtuar se ditëve tjera do të vazhdojnë me masa të ndryshme sindikale deri në realizimin e kërkesave të punëtorëve të Postës.

Hoxha: Greva jonë synon sensibilizimin e institucioneve

“Greva jonë e sotshme një orëshe është një sensibilizim për reflektim të institucioneve relevante të cilët janë përgjegjës për të kaluar krizën financiare në ndërmarrjen publike Posta e Kosovës në të cilën sot siç e dini, jemi me datën 6 dhe ne ende nuk i kemi pranuar pagat. Nuk mund të ketë stabilitet për punonjësit pa mbulimin e shërbimit universal të cilin e kemi kërkuar vazhdimisht në institucionet relevante, pa aprovimin e strategjisë së Postës e cila është dërguar në Qeverinë e Republikës së Kosovës në dhjetorin e kaluar”, u shpreh ai.

Sipas Hoxhës, tejkalimi i krizës financiare së kësaj ndërmarrje publike nuk do të mund të ndodhë edhe pa ndalimin e favorizimeve ndaj operatorëve privat nga institucionet shtetërore.

I shqetësuar për mos marrjen e pagës u shpreh edhe  kontrollori i zyrës postare në Prishtinë, Mursel Krasniqi, i cili u shpreh se në pesë muajt e fundit po kanë vonesa në marrjen e pagave.

E fajin për këtë Krasniqi ia vë institucioneve të Kosovës, të cilat, nuk po e përkrahin Postën e Kosovës.

Krasniqi: Institucionet nuk po na përkrahin

“Në tri vitet e fundit vetëm dy herë kemi zbritje të pagash, vetëm kjo dy herë dhe nuk po arrijmë me i marrë me kohë për shkak se institucionet e Kosovës nuk po i përkrahin Postën e Kosovës sipas kërkesave që i ka dërgua drejtoria e Postës, do të thotë ne jemi në përkrahje të sindikatës dhe do e përkrahim deri në fund që të arrijmë qëllimet tona për marrjen e pagave”, ka deklaruar Krasniqi.

Ndryshe, Telekomi i Kosovës është duke u ballafaquar me krizë të thellë financiare dhe rrezikon edhe falimentimin.

****

Punëtorët e Postës së Kosovës (PTK) në gjithë territorin e vendit sot kanë mbajtur grevë një orëshe, duke kërkuar që të tejkalohet kriza financiare në këtë ndërmarrje publike.

Kryetari i Sindikatës  së Punëtorëve  të  Postës, Etrit Hoti u shpreh se greva ka për qëllim sensibilizimin e institucioneve për të tejkaluar krizën financiare në këtë ndërmarrje.

Tutje, Hoti për të hënën ka paralajmëruar një grevë gjithë ditore, për  të vazhduar  me masa të ndryshme sindikale deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Mursel Krasniqi,  punëtor i Postës tha se janë të shqetësuar se ende nuk i kanë marrë paga, ndonëse është data 6 korrik.

Ai shtoi se me  marrjen e pagave po kanë probleme tash e disa muaj.

Telekomi i Kosovës është në krizë të thellë financiare dhe rrezikon edhe falimentimin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat