Reagon ashpër Anton Quni: Kush mund t'i thotë jo shtatores së Anton Çettës, do të ju mallkoj e vras historia...

Aktuale

Reagon ashpër Anton Quni: Kush mund t'i thotë jo shtatores së Anton Çettës, do të ju mallkoj e vras historia...

Nga: P.R Më: 6 korrik 2018 Në ora: 11:40
Anton Qetta dhe Ibrahim Rugova

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, përmes një postimi në facebok, ka reaguar ashpër lidhur me çështjen e vendosjes së shtatores së Anton Qettës.

Ai ka shkruar se ata që nuk e duan pajtimin në mes të shqiptarëve apo, ata që kanë frikë nga madhështia e veprave të tij?!

“Po si mund t'i shihni në fytyrë ato familje, burra e gra, qe i zgjatën dorën për të falur plagë e jetëra, që si kurrë më parë në historinë tonë, i bashkuan e i bënë tok shqiptarët.

Turpi nuk vret, por, do të ju mallkoj e vras historia, këngët e rapsodëve, kuvendet e odave, tregimet për fëmijë, vallja e barinjëve, Kodi i Kalorësve të Legjionit të Nderit, gurthemeli i Institutit Albanologjik, lotët e nënave, lotët e Lëndinave dhe Kodrave të Pajtimit”, ka shkruar Quni, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

Kush mund t'i thotë jo shtatorës së Anton Çettës; ata që nuk e duan pajtimin në mes të shqipëtarëve apo, ata që kanë frikë nga madhështia e veprave të tij?!

Po si nuk turpëroheni nga ajo armatë njerëzish që Bacës Anton - urtësisë së tij, i falen gjakun e më të dashurve të tyre.

Po si mund t'i shihni në fytyrë ato familje, burra e gra, qe i zgjatën dorën për të falur plagë e jetëra, që si kurrë më parë në historinë tonë, i bashkuan e i bënë tok shqiptarët.

Turpi nuk vret, por, do të ju mallkoj e vras historia, këngët e rapsodëve, kuvendet e odave, tregimet për fëmijë, vallja e barinjëve, Kodi i Kalorësve të Legjionit të Nderit, gurthemeli i Institutit Albanologjik, lotët e nënave, lotët e Lëndinave dhe Kodrave të Pajtimit.

Sa poshtë e sa keq do të jenë katandisur disa shpirtëra të mjerë të cilët paskan refuzuar ngritjen e një statuje për Bacën.

Na e paskan rikujtuar anën tjetër, atë të errtën e njerëzorës ku marrëzia dhe paturpësia është e pa fund.

Madhështia e personalitetit të tij vështirë të përshkruhet me fjalë. Këtë madhështi nuk mund ta mbuloj askush, për aq sa mund të mbulohet qielli e të ndalet drita e diellit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat