Pacolli uron SHBA për Ditën e Pavarësisë

Aktuale

Pacolli uron SHBA për Ditën e Pavarësisë

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 19:14
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka përgëzuar qytetarët amerikanë me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, duke thënë se kjo datë simbolizon triumfin e lirisë, festën e diversitetit dhe harmonisë mes njerëzve, është datë kur njeriu dhe kombi i lirë bëhet zot i vetvetes.

Ai në një status në Facebook shkruan se Kosova si vend i ri, është pasqyrim i vlerave të përbashkëta me ato të kombit amerikan, dhe për këtë arsye qytetarët tanë admirojnë pafundësisht modelin qeverisës amerikan, duke e bërë që partneriteti me SHBA të jetë i përjetshëm.

“Si qytetarë të Republikës së Kosovës, të një vendit të ri, të një bote të lirë, ne lartësojmë ditët e vendit nga i cili shumë kombe dhe qytetarë nga të katër anët e globit patën rastin të mbështeten, të përkrahen, ta marrin si model. 4 Korriku, 1776, dhe 17 Shkurti, 2008, për ne, janë vazhdimësi e historisë së re të njerëzimit! Andej dhe këtej oqeanit, ne festojmë bashkë, përjetësisht! Urime qytetarëve të SHBA-ve!”, shkruan Pacolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat