Haradinaj: Kemi përmbushur kriteret, tani vizat janë vullnet politik

Aktuale

Haradinaj: Kemi përmbushur kriteret, tani vizat janë vullnet politik

Nga: N.A Më: 4 korrik 2018 Në ora: 16:29
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, statutin e Trepçës, liberalizimin e vizave, dialogun me Serbinë, etj.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga Bashkimi Evropian sa i përket liberalizimit të vizave.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Si Qeveri zbatuese po përballemi me shumë tema që nuk kanë marrë zgjidhje me vite.

Sot kemi Trepçën me statut, kemi energji stabile dhe po e arrijmë pavarësinë energjetike, po i trajtojmë kërkesat dhe problemet e komunave, të anashkaluara për një kohë të gjatë.

Të gjithë duhet të jemi të përfshirë në dialog me Serbinë në këtë fazë finale. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe tani liberalizimi i vizave është vullnet politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat