Tentoi ta vriste 17-vjeçaren, në arrati 21-vjeçari me 73 lëndë në Polici

Aktuale

Tentoi ta vriste 17-vjeçaren, në arrati 21-vjeçari me 73 lëndë në Polici

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 19:45
Vezir Haziraj

Majlinda Mujaj po shkonte për të marrë pikët e testit të maturës, kur rruga për në shkollë gati se nuk i kushtoi me jetë, nga dikush që ajo e njihte mirë.

Në një takim që kishte pasur me Vezir Hazirajn, me të cilin ajo thuhet të ketë pasur lidhje, u therrë disa herë me thikë, për të mbetur kështu në një gjendje të rëndë, e tash e sa ditë e shtrirë në spital.

Ky rast kishte tronditur familjen e saj nga fshati Jabllanicë e Vogël e Pejës.

Ata ndjehen të kërcënuar pasi që sulmuesi nuk ka arritur të kapet ende nga policia.

Babai i Majlindës, Halil Mujaj, thotë për frontal se pas operimit që ka zgjatur tri orë, vajza kishte qëndruar në koma për tetë ditë.

Kërcënimet, sipas Halilit, kishte kohë që kishin nisur.

Veziri, i dyshuari kryesor për rastin, në ditën kur edhe kreu sulmi, postoi fotografi me armë në rrjetet sociale.

Nga arratia ai kërcënoi duke pozuar mbi veturë të policisë.

Në familjen e djalit, historia tregohet në një variant tjetër.

Babai i tij, Ramush Haziraj, arsyeton sjelljet e të birit duke thënë që ai kishte probleme që nga mosha 16 vjeçare me drogën.

Nga ajo ditë, pasojat sipas tij janë vërejtur në sjelljen e Vezirit.  Për këtë arsye, djali tash e sa vite po përdorte edhe barna të qetësimit.

Se barte armë, pohon edhe prindi.

Motra e djalit, që kishte në klasë Majlindën tregon se si konflikti kishte nisur.

Antigona Haziraj ishte me të ditën kur plagosja kishte ndodhur.

Ndarja e ribashkimi do të bëhej duke ju kërcënuar përmes disa fotografive nudo që ishin postuar në Facebook.

Ndërkohë, prokurorja Valbona Disha-Haxhosaj nga Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se rasti është ende në fazën e hetimeve dhe përderisa i dyshuari është ende në arrati nuk mund të japin detaje.

Media mëson se nuk është hera e parë që 21 vjeçari Vezir Haziraj po përballet me drejtësinë.

Përveç se tash e tre muaj është në arrati pasi që u dënua me tre muaj burgim për vjedhje ai akuzohet edhe për një sërë veprash tjera të njëjta.

Vetëm raste të therjeve me thikë të vajzave ka pasur tri, ndërsa, mësohet se ai ka 73 lëndë në polici.

Për këtë ai ka zgjedhur të krenohet edhe në rrjetet sociale.

I dyshuari, i gjendur ende në arrati, është në kërkim nga policia tash e sa ditë.

Kërkimi i tij, në malin ku edhe familjarët dyshojnë se ai po fshehet vazhdoi edhe të martën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat