LB: Partitë të punojnë për të mirën e vendit

Aktuale

LB: Partitë të punojnë për të mirën e vendit

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 14:29
Lëvizja për Bashkim

Lëvizja për Bashkim përmes një komunikate për media u bën thirrje të gjitha forcave politike të lënë anash betejën për interesa partiake dhe të punojnë së bashku për të mirën e vendit, në kohën kur Kosova po hyn në fazën, e ashtuquajtur, finale të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Përkundër kohës së mjaftueshme për të bërë përgatitjet e domosdoshme për këto bisedime, përfaqësuesit e Kosovës do të shkojnë atje si çdo herë tjetër deri më tash, të papërgatitur. Përgjegjës për këtë situatë janë të gjitha subjektet politike që i kanë kontribuuar krijimit të dy blloqeve ekstreme, sa i përket qëndrimeve rreth bisedimeve. Njëri bllok ka qenë kategorik kundër zhvillimit të këtyre bisedimeve, ndërsa tjetri ka qenë i vendosur në favor të tyre me çdo kusht. Kjo e ka shkaktuar një betejë të panevojshme në mes vete, në vend se të përgatiteshim së bashku për betejën kundër Serbinë. Kjo ka ndodhur në fazën e mëhershme të bisedimeve, kjo po ndodhë edhe sot. Ndryshon vetëm arsyetimi”, thuhet në komunikatë.

Për më tepër Lëvizja për Bashkim përkujton se bisedimet e tanishme,  po përcillen me refuzim kategorik të presidentit Hashim Thaçi si udhëheqës të bisedimeve, në njërën anë, dhe insistimit të palëkundur të tij për t’i vazhduar ato.

“Në të dy fazat e bisedimeve, si pozitë ashtu edhe opozitë, nuk kanë pasur asnjëherë qëllim arritjen e konsensusit dhe nxjerrjen e platformës për bisedime. Të dy palët, çështjen e bisedimeve e kanë konsideruar si një aset për të bërë luftë politike partiake. Është kohë e vendimeve të mëdha, prandaj edhe përgjegjësia e secilit do të jetë e madhe. Lëvizja për Bashkim e ka ofruar propozimin e saj për platformë dhe pret një përgjegjshmëri të tillë edhe nga subjektet tjera politike. Çdo gjë tjetër është lojë politike”, përfundon komunikata e Lëvizjes për Bashkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat