Koci: Duhet të kemi zgjidhje afatgjate me Serbinë, jo të shesim patriotizëm

Aktuale

Koci: Duhet të kemi zgjidhje afatgjate me Serbinë, jo të shesim patriotizëm

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 12:30
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka thënë se ka kaluar koha për të shitur patriotizëm e trimëri në raport me Serbinë. Ka propozuar partive politike të ulen bashkë dhe të gjejnë një zgjidhje afatgjate me Serbinë. Krejt këtë e ka ndërlidhur me një stabilitet të Kosovës.

“Shitja e patriotizmit dhe trimërisë, në këtë fazë, fare nuk na ndihmon. Sidoqoftë, pa e gjetur një zgjidhje afatgjate me Serbinë, nuk mund të kemi Kosovës stabile. Prandaj, herët a vonë, duhet të ulemi me serbet, e të bisedojmë. E për bisedime na duhet njerëz kredibil. Njerëz që e duan Kosovën dhe synimin e kanë në prosperitet të Kosovës, me kriterët që i ceka më lartë!”, ka shkruar Koci.

Më tej ka thënë se vetëm me ngritjen e arsimit, ekonomisë, rritjen e investimeve e forcim të sistemit të drejtësisë mund të ecë Shteti përpara.

“Kosova sot mbrohet me ngritje të arsimit dhe ekonomisë, thithjen e investimeve të huaja, forcimin e sistemit gjyqësor, dhe mbi të gjitha me udhëheqjen e politikës së ndershme, të përgjegjshme dhe të mençur”, ka shtuar ai.

Koci është përfshirë në këtë debat pas mospajtimeve lidhur me formatin e dialogut me Serbinë, të cilin e ka nisur Presidenti Hashim Thaçi. Ky i fundit ka thënë se nëse Kosova s’përfshihet në dialog atëherë do të mbetet sikur Palestina, një shtet në konflikt të përhershëm me Izraelin.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur javën e kaluar në Bruksel në takimin e fazës finale ndërmjet Hashim Thaçit e Aleksnader Vucic, dytë President të shteteve të tyre.

Kosova dhe Serbia kanë biseduar mes vete prej vitit 1999, por, vetëm tash në Bruksel ka pasur nënshkrim të marrëveshjeve, të cilat nuk janë respektuar, shumica prej Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat