Për Serbinë është me rëndësi që Vatikani e Palestina mos ta njohin Kosovën

Aktuale

Për Serbinë është me rëndësi që Vatikani e Palestina mos ta njohin Kosovën

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 00:53
Harta e Kosovës

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka thënë se të shtunën shkon për vizitë në Beograd, sekretari shtetëror i Vatikanit kardinali Pietro Paroloni.

Zyrtari nga Selia e Shenjtë do të pritet edhe nga kryetari dhe kryeministri i Serbisë, përcjell RTS fjalët e zëvendëskryeministrit serb.

Ai ka përkujtuar se Vatikani s’e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Për ne kjo është vizitë shumë e rëndësishme”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe.
Ivica Daçiq ka përkujtuar po ashtu se Palestina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Kjo mosnjohje, sipas tij është shumë e rëndësishme për shkak të faktorit islamik.

Ai ka shtuar se kur kosovarët lobojnë në Izrael për pavarësi, paralajmërojnë se Ambasadën do ta hapin në Jerusalem.

“Do të jepnin çdo gjë që dikush ta njohë pavarësinë e tyre”, tha Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat