Në konferencën për media, të mbajtur sot pasdite, presidenti i vendit Hashim Thaçi ka folur edhe për mundësinë e një marrëveshje për demarkacionin e kufirit me Serbinë.
Ai nuk e ka mohuar mundësinë e një marrëveshjeje të tillë, mirëpo nuk ka dhënë përgjigjje konkrete nëse do të ketë, raporton Bota sot.
Presidenti ka folur për marrëveshjet e rëndësishme me Serbinë, të cilat sipas tij, duhet të jenë në sy të BE-së.