Shtëpitë që furnizohen me ujë të Batllavës nesër do kenë mungesë të furnizimit

Aktuale

Shtëpitë që furnizohen me ujë të Batllavës nesër do kenë mungesë të furnizimit

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” sh.a. njofton konsumatorët e zonave të cilat furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i Batllavës se, nesër 29 qershor 2018, e premte, duke filluar nga 08-18 (gjithsej 10 orë), do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Me këtë rast do të ndërpritet pompimi nga Stacioni i Pompave në Batllavë dhe nuk do të punohet edhe me Fabrikën e Përpunimit të ujit në Batllavë, gjegjësit Albanik.

Kjo ndërprerje e trajtimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm bëhet me qëllim të krijimit të kushteve të punës për kontraktor në ndërrimin e valvolave në hyrje dhe dalje të Stacionit të Pompave në Batllavë, projekt ky në kuadër të investimeve kapitale që po bënë Ujësjellësi i Prishtinës, në ndërrimin e aseteve të ndjeshme që kanë të bëjnë me sigurimin e furnizimit me ujë.

 Zonat, që do të mbesin pa ujë të pijshëm gjatë ditës së nesërme,

Qyteti i Podujevës me fshatra përreth( përjashtim bëjnë zonat që furnizohen me ujë nga Puset e Peranit),

Të gjitha fshatrat përgjatë gypit magjistral Albanik-Prishtinë,

Lagjja,,Kodra e Trimave,, në Prishtinë,

Lagjja,,Arbëria,, me zona të tjera përreth saj, në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat