O’Connell: Inkurajuese që Ministri i Drejtësisë e përshkruan rastin e Xhabir Zharkut si të turpshëm

Aktuale

O’Connell: Inkurajuese që Ministri i Drejtësisë e përshkruan rastin e Xhabir Zharkut si të turpshëm

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 17:54
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, i ka dhënë mbështetje deklaratës së Ministrit të Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri, lidhur me rastin e Xhabir Zharkut – ish kryetar i Kaçanikut.

“Është inkurajuese të shoh që Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, e përshkruan rastin e Xhabir Zharkut si të turpshëm”, ka thënë O’Connel.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë një veprim konkret për të ndaluar përsëritjen e rasteve te ngjashme në te ardhmen”.

“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë. Një hap i parë i mirë do të ishte heqja e dispozitave ligjore që lejojnë kriminelët e dënuar t’i shmangen vuajtjes së dënimit. Ky është një test për gatishmërinë e Kosovës për ta luftuar kriminalitetin në politikë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat