Edhe Pacolli e uron Erdoganin!

Aktuale

Edhe Pacolli e uron Erdoganin!

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 06:54
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka përgëzuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e rizgjedhjes në krye të Turqisë.

Përmes një postimi të shkurtër në profilin e tij në “Facebook”, Pacolli ka thënë se nga Turqia vjen lajmi se presidenti Erdogan ka fituar zgjedhjet.

“Unë e përgëzoj mikun tonë dhe popullin turk. Kosova dhe Turqia mbesin partner të mirë”, ka shkruar Pacolli.

Sipas kanalit TRT, tashmë janë numëruar 98.2 për qind e votave të zgjedhjeve presidenciale.

Sipas rezultateve, Erdogan ka fituar 52.51 për qind të votave, e pas tij radhitet Muharrem Ince me 30.75 për qind.

Përveç zgjedhjeve presidenciale, në Turqi sot janë mbajtur në të njëjtën kohë edhe zgjedhjet parlamentare, ku më së shumti vota ka fituar partia e presidentit – AKP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat