Ministritë e “Nismës” së Limajt e shkelin ligjin me dy këmbë – Kështu veproi Ministria e Arsimit

Aktuale

Ministritë e “Nismës” së Limajt e shkelin ligjin me dy këmbë – Kështu veproi Ministria e Arsimit

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 23:18
Fatmir Limaj

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari “Privatizimi i Shtetit”. Në këtë dokumentar tregohet historia e  emërimit të dyshimtë tëSekretarit Permanent në Ministrinë e Arsimit që udhëhiqet nga Nisma SocialDemokrate e e Fatmir Limajt. Edhe ministria tjetër e kësaj partie, MTI-ja ka probleme serioze me procesin e emërimit të Sekretarit Permanent.

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks do të bëhen publike fakte që dëshmojnë që Qeveria e Ramush Haradinajt si asnjë tjetër më parë e ka shndërruar Shërbimin Civil në Shërbim Partie. E ka prishur një traditë të mbajtjes së disa pozitave për njerëz profesionistë duke ua dhënë ato ose familjarëve të liderëve në pushtet, ose njerëzve të besueshëm të partive të tyre.

Si po e shkatërron Shërbimin Civil kosovar Qeveria e Haradinajt?

Cili parti e koalicionit PAN më shumë se të tjerat i ka mbushur pozitat e larta shtetërore me militantë partie?

Pse prokurorët nuk po nisin hetime për emërimet e larta publike që po bëhen në mënyrë të kundërligjshme?

Këto dhe përgjigje të tjera mësohen në dokumentarin “Privatizimi i Shtetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat