Deputetja e VV-së “godet” rëndë Thaçin

Aktuale

Deputetja e VV-së “godet” rëndë Thaçin

Nga: N.H Më: 24 qershor 2018 Në ora: 20:27
Hashim Thaçi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka kritikuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas deputetes Millaku, presidenti Thaçi historikisht është njeriu më i dëmshëm për interesa kombëtare.

“Historikisht njeri më të dëmshëm se Hashim Thaqi për interesa kombëtare të popullit shqiptar nuk ka pasur”, ka shkruar Millaku.

Kjo erdhi, pasi sot presidenti i Kosovës shkoi në Bruksel duke lënë prapa kritika të ashpra të opozitës e cila kërkon që bisedimet me Serbinë të mos bëhen pa një autorizim të parlamentit të Kosovës. /BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat