Mustafa ngushëllon familjen e profesor Hajzer Krasniqi

Aktuale

Mustafa ngushëllon familjen e profesor Hajzer Krasniqi

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 20:15
Isa Mustafa

Me rastin e vdekjes së ish-kryetarit të Degës së LDK-së në Vushtrri, themeluesit të saj, ish-kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, profesor Hajzer Krasniqi, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Krasniqi, Komunës së Vushtrrisë dhe Degës së LDK-së në Vushtrri.

Ai tha se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe gjithë qytetarët e Vushtrrisë, do ta nderojnë gjithmonë Hajzer Krasniqin si veprimtar të devotshëm dhe të palodhshëm në shërbim të qytetarëve vushtrrias dhe gjithë Kosovës.

“E nderuara familje Krasniqi me pikëllim dhe dhimbje mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të LDK-së, profesor Hajzer Krasniqi, prandaj pranoni ngushëllimet tona dhe strukturave të LDK-së, për humbjen e anëtarit të familjes tuaj. Kjo nuk është një humbje vetëm për familjen tuaj, por edhe për LDK-në dhe vendin tonë. Profesor Hajzer Krasniqi, për vite të tëra punoi për Komunën e Vushtrrisë dhe dha kontribut të veçantë në ndërtimin e shtetit të Kosovës, duke qenë kështu anëtar i Kryesisë së LDK-së dhe bashkëpunëtor i presidentit historik Ibrahim Rugova”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat