Komandant Malisheva nga burgu kërcënon AKI-në dhe Policinë e Kosovës

Aktuale

Komandant Malisheva nga burgu kërcënon AKI-në dhe Policinë e Kosovës

Nga: N.H Më: 24 qershor 2018 Në ora: 19:01
Ilustrim: Komandant Malisheva

Komandant Malisheva, i dënuar me burg në Maqedoni, për pjesëmarrje në rastin e Kumanovës, ka shkruar një letër publike nga burgu, ku thotë se ka një apel për zyrtarët e AKI-së dhe Policisë së Kosovës.

Muhamet Krasniqi, i njohur si komandant Malisheva, kërkon që të ndalohen urdhrat për vëzhgimin dhe përgjimin e familjeve të tyre.

Në fund, Krasniqi, nxjerrë një detaj tjetër, duke thënë se "Beteja e Kumanovës", ishte projekt amerikan për të ndaluar ndikimin rus në Maqedoni.

Ja letra e plotë pa nderhyrje:

APEL PUBLIK

Per mediat e shkruara dhe elektronike

Ne emer te Grupit te Kumanoves, i bej apel Drejtorit te AKI-se, z. Shpend Maxhunit, Zevendedrejtorit te AKI-se, Latif Merovcit dhe U.D te Drejtorit te Policise se Kosoves, Naim Rexhes, qe te pakten mos te na demtojne permes metodave te uleta, sic jane vazhgimi i faniljave tona, miqeve dhe te njohurve!

Anuloni urdherat per vezhgim e pergjim, sepse ne te kunderten, ashtu sc nuk po e bejne familejt tona dhe femijet tane gjumin qetesisht, as familjet e juaja nuk do te bejne gjume te rehatshem ne Kosove.

Aty ku shteti demton qytetaret e vet, vjen ne shprehje Kanuni me ligjet e veta!

Apeli vlen per shume punetore zyrtar te AKI-se, por une vetem emrat e disave po i publikoj;

– Bardhyl Jashari

– Njomza Krasniqi

– Sharr Haraqija Drejtor ne Prishtine

– Lulzim Loshi

– Arsim Ibrahimi Drejtor ne Peje

– Visar Shala Drejtor ne Prizren

Pastaj, apeli shkon edhe per bashkepunetoret dhe spiunat aktiv te AKI dhe Policise se Kosoves, neper rrjete sociale;

– Kadri Sylejmanin

– Agron Temajn dhe te gjithe rrjetin e tyre te spiuneve…

Ne Grupi i Kumanoves, jemi pjese e projektit amerikan per ndaljen e ndikimit rus ne Maqedoni. Andaj ka kush merret me neve dhe ka kush na vlereson!

Sinqersisht mos luani me ndjenjat tona dhe me familjet tona, se ne te kunderten nuk do te jeni as ju me familjet tuaja te qete ne Kosove!

Komandant MALISHEVA

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat